Certifikohen pesë nënoficerë të FSK-së në Shqipëri

Aktuale

Certifikohen pesë nënoficerë të FSK-së në Shqipëri

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:56
Certifikohen pesë nënoficerë të FSK-së në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se janë certifikuar pesë nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Shqipëri.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë në fushën e arsimimit dhe stërvitjes, në Qendrën e Aftësimit Profesional të Nënoficerëve në Zall Herr të Republikës së Shqipërisë, në Kursin e Avancuar të Nënoficerit, u certifikuan pesë nënoficerë tanë, së bashku me 40 vëllezër e motra, nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Vazhdojmë si gjithmonë së bashku me ngritjen e profesionalizmit të dy ushtrive tona”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat