Në veri të Kosovës po raportohen shpërthime.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se ku janë Kurti, Osmani e Sveçla që nuk po kalojnë në veri të Republikës.
Postimi në facebook:
Ku je Kryeministër, Albin Kurti?
Ku je Presidente, Vjosa Osmani?
Ku je Ministër, Xhelal Sveçla?
Pse nuk po kalon shteti i Kosovës në veri të Republikës së Kosovës?
Mos e leni vetë KQZ-në!
Kryeni punët tuaja, e të arriturat e Kosovës mos i shkelni me këmbët tuaja.