Klinaku paralajmëroi protestë përsëri/ Profesori nga Amerika ka një reagim të ashpër – kjo është kërkesa e tij!

Aktuale

Klinaku paralajmëroi protestë përsëri/ Profesori nga Amerika ka një reagim të ashpër – kjo është kërkesa e tij!

Nga: M.Haziri Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 07:18
Faton Klinaku

Faton Klinaku, Ushtruesi i Detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se nëse në Kuvendin e Kosovës del në lexim projektligji për pagën minimale atëherë do të protestojnë.

Projektligji për pagën minimale parasheh rritjen e pagës minimale nga 170 euro në 250.

Veteranët marrin 170 euro, në pragun minimal, poqë ligji nuk i përfshin ata në rritje.

Për këtë çështje më parë edhe kanë protestuar dhe sërish kanë paralajmëruar protesta.

Në lidhje me këtë ka folur analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se kjo protest duhet të shtyhet për një kohë tjetër për shkak të situatës së krijuar në veri.

Kryetari i OVL, Faton Klinaku para disa ditesh kërcënoi përseri me protesta kundër qeverisë për punën e pagave. Por, ju Faton Klinaku është mirë qe t’i shtyej protestat për ndonjë kohë tjetër e tash është mirë që t’i mobilizosh ata 18 mijë veteranë të vertetë të luftës”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thotë që këta “veteran” që ndoshta gjysma nuk kanë qenë asnjëhere në luftë, është momenti që të njejtit të i dalin tash në ndihmë në atdheut.

Si dhe ata 42 mijë “veteranë” që kurrë nuk ishin në luftë dhe të ia mësyni veriut sepe atje sot u nisë.kërciti serbi e nise veriut po i vijë era tym. Pra, e keni rastin që të tregoheni kësaj radhe duke i dalë në ndihmë atdheut i cili po rrezikohet nga bandat serbo-çetnike të Vuçiqit.

Pra mobilozohni sa më parë sepe e keni rastin të tregohen se a jeni të gjithë veteran të vërtetë
”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat