Pavarësisht incideteve, KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet në veri: Mbetemi të përkushtuar për të kryer detyrat tona

Aktuale

Pavarësisht incideteve, KQZ vazhdon përgatitjet për zgjedhjet në veri: Mbetemi të përkushtuar për të kryer detyrat tona

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 09:42
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Raqdoniqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të vazhdojë përgatitjet për organizmin e zgjedhjet në veri të Kosovës, pavarësisht incidenteve të njëpasnjëshme që ndodhën dje.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Raqdoniqi tha sot se angazhimi i KQZ-së për zgjedhje të lira e demokratike, pavarësisht sfidave me të cilat po përballen mbetet primar.

“Pavarësisht sfidave që na paraqiten në këtë kohë, KQZ është e përkushtuar për të kryer detyrat e veta. Angazhimi ynë për zgjedhje të lira e demokratike është i përhershëm. Kjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të përbashkët”, tha ai gjatë tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në zgjedhjet në veri.

Pasditen e së martës, incidente të njëpasnjëshme ndodhën Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, derisa zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

Policia tha se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar, dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës.

Një granatë dore, e cila ishte hedhur në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut është tërhequr nga ekipet e KFOR e më pas është shpërthyer në një ambient i cili nuk paraqet rrezik për qytetarët.

Zyra e KKZ-së në veri të Mitrovicës është demoluar dhe është jashtë funksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat