Ministri i Vuçiqit fajëson Kurtin për ngjarjet e djeshme në Veri

Aktuale

Ministri i Vuçiqit fajëson Kurtin për ngjarjet e djeshme në Veri

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 10:03
Millosh Vuçeviq

Millosh Vuçeviq, ministër i mbrojtjes në Serbi, siç edhe pritej ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për situatën në Veriun e Kosovës.

Të martën në pjesën veriore të vendit kanë ndodhur disa shpërthime.

Rreth këtyre zhvillimeve, Vuçeviq thotë se “atmosfera është aq e tensionuar sa që incidenti më i vogël mund të çojë në drejtim të padëshirueshëm”.

Për këtë akuzon Kurtin. E kreu i ekzekutivit te Kosoves ka thënë të martën se bandave kriminale në Veriun e Kosovës po ju vije fundi.

Serbët lokalë po kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka grupe të organizuara dhe individë të maskuara.

Por këto nuk dëshiron t’i shoh Beogradi, akuzon vetëm Kosovën.

“Atmosfera është aq e ndezshme dhe e tensionuar sa që mjafton një ndeshje për t’u ndezur dhe gjithçka mund të shkojë në drejtim të padëshirueshëm. Kjo nuk duhet të na habisë, sepse Prishtina dhe Kurti gjatë gjithë mandatit të tij kanë bërë një sërë lëvizjesh të thjeshta që synojnë destabilizimin. , mosrespektimi ose tërësisht jashtë kontekstit të gjitha marrëveshjet që janë lidhur në një farë mënyre. Në anën tjetër mesazhi për serbët është i qartë se ata nuk janë të mirëpritur atje”, tha Vuçeviq në një paraqitje të ftuar në TV Prva.

Ai pa asnjë provë ka pretenduar se Albin Kurti po synon “spastrim etknik” në pjesën veriore të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat