Fotoreporteri: Më i vështiri për t’u fotografuar në samit ishte Vuçiq

Aktuale

Fotoreporteri: Më i vështiri për t’u fotografuar në samit ishte Vuçiq

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 10:37
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Tirana u kthye dje në epiqendrën e politikës europiane pasi për herë të parë në Shqipëri u zhvillua në samit mes BE-Ballkani Perëndimor jashtë hapësirës së Unionit.

Fotografi Armando Babani i cili pasqyroi çdo aktivitet të samitit thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte më i vështiri për t’u fotograguar, ndër personalitetet që ishin në samit, pasi sipas tij ishte i ngrirë në lëvizje dhe mimikë.

“Meqë më përmende Vuçiqin, dikush më pyeti shoqërisht, më tha kush ishte personazhi më i thjeshtë për t’u fotografuar. I thashë, më i thjeshtë nuk mund të them, por mund të them më i vështiri. Vuçiq, edhe normalisht ndiqej më shumë nga të tjerët, ishte shumë i ngrirë.

Kur një personazh është shumë i ngrirë, ty të krijon shumë vështirësi për ta fotografuar. I ngrirë në gjithçka, në lëvizje në mimikë, ishte i ngrirë. Të tjerët ishin shumë më tepër të relaksuar”, theksoi ai në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat