Gjoshi i PDK-së: Kurti në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova

Aktuale

Gjoshi i PDK-së: Kurti në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 09:34
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, e ka quajtur të papërgjegjshëm kryeministrin Albin Kurti, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Sipas tij, këto janë ngjarje të kota me majtistë dhe të parëndësishme për shtetin e Kosovës.

Ai thotë se sot Kurti ka hequr dorë nga kontrolli i veriut.

“Nuk ka asgjë më urgjente dhe më me interes për Republikën e Kosovës se të merresh me sovranitetin dhe integritetin territorial. Por, jo! Albin Kurti, në kohë kritike ka vendosur të ikë nga Kosova”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat