Vuçiq bisedon me ambasadorin Hill rreth Kosovës – përkatësisht situatën e sigurisë dhe mundësitë e propozimet për normalizimin e raporteve

Aktuale

Vuçiq bisedon me ambasadorin Hill rreth Kosovës – përkatësisht situatën e sigurisë dhe mundësitë e propozimet për normalizimin e raporteve

Nga: Fatmir Beka Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 13:12
Aleksander Vucic dhe Hill

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka publikuar në rrjetin social “Istangram” njoftimin se ka takuar dhe ka biseduar me ambasadorin amerikan në Serbi Hill rreth çështjes së Kosovës përkatësisht për situatën e sigurisë dhe mundësitë e propozimet për normalizimin e raporteve, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

“Bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin Hill rreth situatës së sigurisë në Kosovë si dhe rreth mundësive dhe propozimeve të BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve me Prishtinë” ka shkruar Vuçiq.

“I shpreha rëndësinë e angazhimit të ShBA-ve në evitimin e eskalimeve të mëtejme të situatës të nxitura me hapa të njëanshëm dhe jolegal nga institucionet e Prishtinës dhe kam përsëritur domosdoshmërinë e formimit të asociacionit të komunave. Serbia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por është e qartë në mbrojtjen e interesit kombëtar dhe popullit” ka publikuar Vuçiq n[ “Istangram”.

Ai pas takimit të përfunduar me ambasadorin amerikan Hill, gjatë ditës do të zhvillojë takime edhe me kreun e Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë Mustafa Shentop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat