Shala thotë se nga sonte zyrtarët policorë do të punojnë me orar 12 orësh

Aktuale

Shala thotë se nga sonte zyrtarët policorë do të punojnë me orar 12 orësh

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Policia e Kosovës

Njohësi i Sigurisë, Drizan Shala ka thënë se që sonte do të fillohet prap rikthimi i planit operativ 12 orësh për zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Shala tha se ky është një informacion brenda Policisë së Kosovës.

“Tani nga ora 19:00 sonte do të fillohet prapë ai rikthimi i planit operativ 12 orësh. Çdo zyrtar policor do të qëndrojnë në detyrën e tij 12 orëshe. Ky është një informacion brenda PK-së, që nga ora 19:00 do të fillohet aktiviteti operacional që të kemi orarin 12 orësh e cila do të vazhdojë deri në marrjen e vendimeve nga niveli politik se a do të mbahen zgjedhjet apo jo”, ka thënë ai.

Po ashtu, Shala shtoi se në bazë parashikimeve në terren, zgjedhjet në pjesën veriore do të shtyhen deri në Janar të 2023.

“Sipas parashikimeve në terren zgjedhjet në pjesën veriore do të shtyhen kah pjesa e dytë e janarit e 2023”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat