Digjet vetura e FSK-së

Aktuale

Digjet vetura e FSK-së

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
FSK

Një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë nga flakët në rrugën Prishtinë-Pejë, të premten në mesditë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym. Policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vend-ngjarje.

Nga rasti nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat