Mosintervenimi tek 35 vjeçarja: Ikje nga përgjegjësia!

Aktuale

Mosintervenimi tek 35 vjeçarja: Ikje nga përgjegjësia!

Nga: M.H. Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 19:24
Arkiv

Nënkryetari i Sindikates së Shëndetësisë që ditë më parë dha dorëheqje, Enlirat Duraku, për “Bota sot”, ka folur për vrasjen e të 35 vjeçares.

Kjo vrasje arriti të ngjallë reagime të mëdha për secilin qytetarë në vendin tonë, e padyshim preki edhe moralisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e sigurisë së vendit.

Ai u shpreh se kjo vrasje ka tronditur gjith opinionin e vendit tonë, duke lënë në hapësirë që intervenimi në foshnje do ta shpëtontë atë.

Unë nuk e di shkakun e vonesës, mirëpo shfajësimet që po tentohen dhe ikja nga përgjegjësia janë të neveritshme, e sidomos ato ku thuhet që “ka qenë rast i rëndë dhe rrethana stresuese”, kjo është e pakuptimtë”, u shpreh Duraku.

Sinqerisht është absurde që brenda një institucioni shëndetësor, i cili ka 38 klinka, nga të cilat pothuajse të gjitha funksionojnë me shërbime 24/7, ndërsa asnjë profesionist shëndetësor të mos afrohet për t’i dhënë ndihmë qoftë viktimës, qoftë foshnjës, kjo nuk ka logjikë, madje edhe Klinika Emergjente ka qenë në një distancë aq të afërt, maksimumi 2-3 minuta. Unë nuk e di shkakun e vonesës, mirëpo shfajësimet që po tentohen dhe ikja nga përgjegjësia janë të neveritshme, e sidomos ato ku thuhet që “ka qenë rast i rëndë dhe rrethana stresuese”, kjo është e pakuptimtë sepse pikërisht për këso raste të rënda dhe këso rrethana janë profesionistët shëndetësor, nuk janë për ahengje dhe vallëzime”, u shpreh Duraku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat