Azemi: Nëse më 1 shkurt pagat nuk janë 450 euro atëherë u themi vetëm ditën e mirë

Aktuale

Azemi: Nëse më 1 shkurt pagat nuk janë 450 euro atëherë u themi vetëm ditën e mirë

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 19:33
Jusuf Azemi

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat ka protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës, me kërkesë rritjen e pagave.

Në lidhje me këtë, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi ka thënë se para protestës kanë biseduar për me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj në lidhje me kërkesat e tyre.

Azemi tha se Zogajt i kanë thënë se nëse më 1 shkurt nuk bëhen pagat 450 euro, atëherë do t’iu thonë vetëm “ditën e mirë”.

“Komuna e Prishtinës ka mbështetje ligjore dhe ka mjete. Këto dy gjëra janë çështje që na gëzojnë neve dhe njëfarë forme do të jemi komod nëse ne duhet të marrim një veprim për të cilin kam një bindje që nuk do të vijë deri te ajo. Ne jemi të gatshëm dhe i thamë edhe nënkryetarit, më 1 shkurt nëse pagat tona nuk janë 450 euro atëherë ne absolutisht nuk do të bëjmë grevë as protestë, do të themi vetëm ditën e mirë”, tha ai.

Po ashtu, Azemi thotë se janë të interesuar që ta zgjidhin këtë problem.

“Ne kemi dashur që të jemi modest dhe ta kuptojnë të gjithë të tjerët që ne jemi të interesuar ta zgjedhim këtë problem. Ne kemi dashur që të shterim të gjitha mundësitë”, shtoi ai.

Sipas tij, “më e rënda është kur në të njëjtën shkollë punon një punëtor teknik i një kompanie private dhe një punëtor teknik i financuar nga komuna dhe kemi dyfishim të pagës ndaj punëtorit që punon nga sektori publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat