Gashi: Ambasadori i Kosovës në ShBA duhët t'i reagojë Marko Gjuriqit

Aktuale

Gashi: Ambasadori i Kosovës në ShBA duhët t'i reagojë Marko Gjuriqit

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 19:44
Shkëlzen Gashi

Analisti Shkëlzen Gashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që ambasadori i Kosovës në ShBA, të i reagoj ambasadorit serb në ShBA, pasi që ky i fundit ka akuzuar policinë e Kosovës, se ka tentuar që të i fus frikën një biznesi serb në Rahovec.

"Ambasadori i Serbisë në ShBA Marko Đurić paska deklaruar sot se enklava shumëshekullore e prodhimit të verës serbe të Kosovës në Hoçën e Madhe është bastisë nga "njësitë speciale të SHPK-së" të armatosura me kallashnikov, duke abuzuar me forcën me qëllim për të futë frikë", tha Gashi.

Sipas Gashit, ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli do të ishte mirë t'i reagonte Gjuriqit sepse në Hoçë të Madhe është bastisë një biznes ilegal me pronar serb.

"Ambasadori i Kosovës në ShBA Ilir Dugolli do të ishte mirë t'i reagonte Đurić-it sepse në Hoçë të Madhe është bastisë një biznes ILEGAL me pronar serb, e se në këtë fshat funksionojnë dy biznese të autorizuara që prodhojnë verë, me pronar shtetas të Kosovës me përkatësi etnike sërbe, të cilat edhe i paguajnë të gjitha obligimet ligjore", ka deklaruar Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat