Bajrami: Vjosa Osmani ishte studente e dalluar, kishte kërkuar rolin e Kryeministres në ligjërata

Aktuale

Bajrami: Vjosa Osmani ishte studente e dalluar, kishte kërkuar rolin e Kryeministres në ligjërata

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Arsim Bajrami

Akademiku, Arsim Bajrami, ka folur për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ku ka thënë se Osmanin ka qenë fillimisht studente dhe më vonë një bashkëpunëtore e tij, në proceset shtet ndërtimit të Kosovës.

“Osmani ishte këshilltare e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, ku ky i fundit ishte duke shkruar me mua së bashku Kushtetutën Kosovës por ai u tërhiq në Zyrën e Presidentit, dhe Vjosa ishte pasues edhe ka qenë me mua në shumë procese të Kushtetutës, në procesin e themelimit të Gjykatës Kushtuese”, ka deklaruar Bajrami.

Më tej, Bajrami ka rrëfyer se moment të kujtese së tij kur e kishte Vjosa Osmanin studente ku sipas Bajrami Osmani i kishte të gjitha 10she.

“Më kujtohet kur e kam bërë një stimulimi të seancës parlamentare në klasën time tek lënda E drejta parlamentare, E drejta Kushtuese, dhe iu kam nda rolet dhe Vjosa është paraqitur vullnetare ta marrë rolin e kryeministrit, edhe ajo e ka performuar atë rol shumë mirë, edhe unë e pyeta pse nuk ia le ndonjë djalit se një grua kryeministre ndoshta nuk vije aq shpejt, jo me tha unë kam ambicie për lidership edhe kam oratori, edhe kam një ëndërr”.

Kur shkova ta uroja që e morri postin e presidentes së Kosovës, ia kujtova këtë koment ajo ëndërr që kish para ca vitesh të është bërë realitet”, ka rrëfyer Bajrami.

Bajrami e ka uruar që presidentja Osmani “ të merret më shumë me politika shtetërore, politika kushtetues e me pak me zhvillime politike që ta mbajë distancë si presidente e të ngritë mbi partitë politike e mbi palët në mënyrë që të promovoje aftësitë e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat