Reagojnë nga Lidhja e Historianëve: Sulmet po nxiten nga ministri i Millosheviqit, zgjedhjet të mbahen

Aktuale

Reagojnë nga Lidhja e Historianëve: Sulmet po nxiten nga ministri i Millosheviqit, zgjedhjet të mbahen

Nga: N.E. Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 09:03
Pamje nga Mitrovica

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas sulmeve në veri të Kosovës.

Ata kanë thënë se dënojnë ashpër dhunën që po ushtrohet në veri nga grupet kriminale të orkestruara nga serbët e pjesës veriore të Kosovës dhe që po nxiten e financohen nga kreu i Serbisë dhe ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqit.

Sipas tyre, zgjedhjet duhet të mbahen më 18 dhjetor.

Njoftimi i plotë:

KOSOVA MOS TË DORËZOHET PARA SERBISË, ZGJEDHJET NË KOMUNAT VERIORE TË REPUBLIKËS TË BAHEN ME 18 DHJETOR 2022

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër dhunën që po ushtrohet në veri nga grupet kriminale të orkestruara nga serbet e pjesës veriore të Republikës së Kosovës, e të cilët po nxihet dhe po financohen nga kreu i Republikës së Serbisë dhe ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqi.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje udhëheqësve të Republikës së Kosovës, që të mos dorëzohen para Serbisë dhe që zgjedhjet në komunave veriore të Republikës të mbahen me 18 dhjetor 2022, pa u shtyrë dhe duke mos ra pre e provokimeve e dhunës që po ushtrohet në atë pjesë nga Republika e Serbisë.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron së institucionet e Republikës së Kosovës, kanë kapacitet të bollshme për të organizuar dhe mbajtur zgjedhjet me 18 dhjetor 2022. Vetëm duke respektuar afatet kushtetuese dhe ligjore, Republika e jonë do të tregohet serioze, karshi qytetarëve të saj dhe miqve ndërkombëtar.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, e ripërtëritë për here të tretë kërkesën e saj, që Lista serb, subjekt ky politik i mbështetur nga Beogradi duhet të shpallët subjekt anti kushtetuese në Kosovë dhe si e tillë të shpallët organizate terroriste, për çka ka mjaftë dëshmi e argumente.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, përgëzon udhëheqësit e institucioneve të vendit tonë për maturinë e vendosmërinë për të respektuar në pik për pikë kushtetutshmërinë e vendit tonë.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i benën thirrje krerëve të institucioneve tona që të mos tërhiqen nga mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Për çka e kanë përkrahjen tonë.

Ne, përgëzojmë dhe ju jemi mirënjohës e ju shprehim konsiderata Policisë së Republikës së Kosovës, për punën e saj që po e bën në veriun e vendit.

Po ashtu, ftojmë qytetaret e Republikës së Kosovës të pjesës së veriut, për maturi, syçelëtsi dhe unitete në këto kohë të vështira dhe kohë përpjekjesh për të shtrire sovranitetin e Republikës së Kosovës në atje pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat