Alarmon Petrit Selimi për gjendjen në veri - përmend një incident madhor dhe konflikt të armatosur me Serbinë

Aktuale

Alarmon Petrit Selimi për gjendjen në veri - përmend një incident madhor dhe konflikt të armatosur me Serbinë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Petrit Selimi

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se veriu i Kosovës është “nën kontrollin” e bandave të maskuara.

Selimi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka përmendur edhe mundësinë e konfliktit të armatosur në veri.

“E tërë Kosova veriore tash është nën kontrollin e bandave të maskuara. Janë hedhur bomba dhe një polic i Kosovës u lëndua mbrëmë.

Është e qartë se Serbia është duke e përdorur situatën për ta rënduar krizën.

Jemi një incident të madh larg nga një konflikt i armatosur i vërtetë”, ka shkruar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat