Rashiq kërkon që zgjedhjet në veri të shtyhen për gjashtë muaj

Aktuale

Rashiq kërkon që zgjedhjet në veri të shtyhen për gjashtë muaj

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 16:12
Nenad Rashiq

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka kërkuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit, të shtyhen për gjashtë muaj.

Media mëson se këtë propozim Rashiq, që është edhe Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, e ka bërë të shtunën në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në takim po marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve.

Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk po merr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat