Shtyrja e zgjedhjeve, reagojnë QUINT-i dhe BE-ja

Aktuale

Shtyrja e zgjedhjeve, reagojnë QUINT-i dhe BE-ja

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:14
Foto

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtyrjen e zgjedhjeve në veriun e vendit.

Ai ka folur në emër të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke e vlerësuar vendimin si konstruktiv.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka shkruar Szunyog.

“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me partitë politike, bëri të ditur se zgjedhjet në veri do të shtyhen për muajin prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat