Molliqaj për zhvillimet e fundit: Kurrë më pak kontroll nuk ka pasur shteti në veri

Aktuale

Molliqaj për zhvillimet e fundit: Kurrë më pak kontroll nuk ka pasur shteti në veri

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 17:41
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar rreth situatës aktuale në veri të vendit ku një grup serbësh kanë vendosur barrikada.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, sipas tij, kurrë më pak kontroll nuk ka pasur shteti në veri.

Tutje, i pari i PSD-së ka shtuar se, Asociacioni është prioritet në agjendën e bisedimeve.

Postimi i plotë:

Thanë që situata në veri zgjidhet përmes forcës së ligjit. Ne thamë që ky është problem politik, e jo ligjor.

Thanë që ne ua ndalojmë referendumin e zgjedhjet. Ne thamë që ky është veprim popullist që s’ka fare efekt në shtetndërtimin tonë.

Thanë ne i ndalim targat ilegale. Ju thamë që as nuk do t’i ndalni, e as s’do ta zgjidhni problemin përfundimisht.

Thanë që ne as nuk flasim për Asociacionin. Ju thamë që me këtë rrugë ju do ta sillni bash Asociacionin.

Thanë që zgjedhjet janë thjeshtë një procedurë kushtetuese dhe i shpallën ato. Ju thamë që ju po bëni PR e popullizëm se nuk e keni ndërmend ta zgjidhni problemin dhe të sillni paqe e përparim.

E ja ku jemi sot:

– Serbia tregoi që e kontrollon veriun dhe ua shtyu zgjedhjet;

– Kurrë më pak kontroll nuk ka pasur shteti në veri;

– Asociacioni është prioritet në agjendën e bisedimeve.

Ky është “avancimi” e “sovraniteti” i Albin Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat