Maxharraj i ashpër me Klinakun: Populli ka pritë që ju të parët të jeni në veri - po ju nuk u dukët askund, nuk ia mbajti...

Aktuale

Maxharraj i ashpër me Klinakun: Populli ka pritë që ju të parët të jeni në veri - po ju nuk u dukët askund, nuk ia mbajti...

Nga: A.SH Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 18:35
Faton Klinaku

Profesori Binak Maxharraj i ka reaguar Faton Klinakut pas shtyrjes së zgjedhjeve në komunat veriore.

Maxharraj ka thënë se si duket Klinaku ka prit diçka tjetër të ndodhë në veri, ndonjë “kasaphane, kurse vetë duke ndejtë në të terun”.

Shkrimi i plotë:

PASKA FOLË DIÇKA FATON KLINAKU

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-, Faton Klinaku, ka kritikuar institucionet për shtyrjen e zgjedhjeve në veri.

Është mirë që janë shtyer zgjedhjet për shkak të situatës së tensionuar në veri nga kriminelët, bandat dhe kryebanditi Aleksander Vuçiq.

Por mos harro z.Klinaku se zgjedhjet u shtyen edhe për shkak se OVL me mbi 60 mijë veteran të vërtetë dhe mashtrues këto ditë kur kërcisnin bombat dhe të shtënat me armë zjarri me ç’rast u plagos edhe një police i yni e ju askund.

Bile edhe me këtë kur Klinaku i bënë thirrje opozitës që të ankohet në Kushtetuese se pse u shtyen zgjedhjet. A the a mos paska deshtë ky të sheh në veri ndonjë kasaphane, kurse vetë duke ndejtë në të terun.

Populli ka pritë këto ditë që Ju të parët të jeni në veri, në front aty ku po kërcasin bombat nga krimineltë dhe banditët serb, po ju nuk u dukët askund, nuk ia mbajti b…me i dalë në ndihmë shtetit dhe kombit, kurse e bëni hallakamë me protesta për shkak se te ju kanë gjetë strehë edhe ata që kurrë luftën se panë me sy.

A kështu mbrohet vatani, atdheu z.Faton Klinaku, por nejse për ju me e rëndësishme është paraja se mbrojtja e atdheut që këto ditë po i kasnoset veriut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat