Lushtaku: Shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti dhe dorëzim i Osmanit e Kurti para grupeve kriminale

Aktuale

Lushtaku: Shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti dhe dorëzim i Osmanit e Kurti para grupeve kriminale

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 23:36
Mergim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka kritkuar vendimin e institucioneve për shtyerjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. 

Akti i sotëm që shtyen mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat veriore është heqje dorë nga sovraniteti ynë në atë pjesë dhe dorëzim i Presidentes Vjosa Osmani e  Kryeministrit Albin Kurti para grupeve kriminale në veri. Ky akt është akt tradhtie ndaj kushtetutës sonë. Të thirret urgjentisht mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës dhe këta dy persona të japin llogari para përfaqësuesve të popullit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat