Bandat serbe bllokuan pikat kufitare në veri, reagon ashpër profesori nga Amerika: Skandaloze, e tmerrshme!

Aktuale

Bandat serbe bllokuan pikat kufitare në veri, reagon ashpër profesori nga Amerika: Skandaloze, e tmerrshme!

Nga: A.M Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 07:56
Pamje nga veriu

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës konfirmoi se dy pikat kufitare që çojnë për në Serbi janë mbyllur.

Grupe të caktuara serbe, në orët e pasdites filluan të grumbullohen dhe të vendosin barrikada me automjete dhe mjete të rënda.

Bllokimin e këtyre dy pikave kufitare, profesori nga Amerika, Binak Maxharraj e ka cilësuar si një veprim skandaloz.

Ai kritikoi KFOR-in dhe EULEX-in se si lejuan të ndodh një gjë e tillë.

Maxharraj potencoi se kjo gjë është e papranueshme, pasi KFOR dhe EULEX janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në veri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Skandaloze

Para syve të KFOR-it dhe EULEX-it bllokohen rrugët në veri

Në situata krize në veriun e Kosovës nuk është pritur ndonjë mrekulli të ndodhë, sespe banditët, kriminelët, çetnikët serbë janë mësuar sa herë që nuk iu pëlqen diçka rreth kthimit të sovranitetit te Kosovës në këtë pjesë të vendit i bllokojnë rrugët.

Më herët këtë e bënin natën në fshehtësi, por sot të ndodh kjo për dritë të diellit, bile edhe para syve të KFOR-it dhe EULEX-it kjo është e papranueshme.

Është e tmerrshme kur vagabondët serbë bllokojnë rrugët në prani të KFOR-it dhe EULEX-it, te cilët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në veri.

Po, pse nuk reaguan, pse nuk i ndalen, a kanë këta te KFOR-it dhe te EULEX-it ndonjë mjet për zhbllokimin e rrugëve.

Apo për këtë duhet të kërkojnë leje nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat