Gjermania: Kosova uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën – dërgimi i forcave serbe në Kosovë, i papranueshëm

Aktuale

Gjermania: Kosova uli tensionet, Serbia po e bën të kundërtën – dërgimi i forcave serbe në Kosovë, i papranueshëm

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

Ajo tha se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.

“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme.

Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ministrja gjermane e Jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat