Vetura e aksidentuar s’është e Kurtit por e Sveçlës – Disa policë janë dërguar në spital

Aktuale

Vetura e aksidentuar s’është e Kurtit por e Sveçlës – Disa policë janë dërguar në spital

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 20:11 Përditësuar në ora: 20:10 më 11.12.2022
Foto nga vendi i ngjarjes

Vetura e aksidentuar s’është e Kurtit por e Sveçlës

Sipas policit në vendin e ngjarjes, ministri Sveçla nuk është lënduar, sepse ai ka qenë në një makinë tjetër brenda eskortës.

Kurse në makinën që u aksidentua janë lënduar disa policë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, por janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Gjilanit.

Vetura e policisë u përplas me një makinë të tipit Audi me targa të Bujanocit.

Polici në vendin e ngjarjes ka thënë se makina civile kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe u përplas me policinë.

Policia e trafikut më pas ka dalur në vendin e ngjarjes, derisa bëhet e ditur se nga makina civile nuk është lënduar asnjë person.

Ministri ka vazhduar rrugën drejt Gjilanit, pasi janë qartësuar të gjitha rrethanat.

Aksidentohet njësiti i Mbrojtjes së Afërt të Albin Kurtit

Është aksidentuar njësiti i Mbrojtjes së Afërt të Albin Kurtit në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Kështu kanë mësuar burimet e medias.

Të njëjtat burime thonë se kryeministri Albin Kurti nuk ndodhej në veturën e aksidentuar.

Ata ishin duke shkuar në Gjilan, për të marrë pjesë në organizimin ku po shpaloset raporti 1-vjeçar i qeverisjes komunale të kryetarit Alban Hyseni.

Tashmë Albin Kurti ndodhet në atë organizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat