​Baerbock dënon retorikën e Beogradit, mbështet dialogun e udhëhequr nga Lajçak

Aktuale

​Baerbock dënon retorikën e Beogradit, mbështet dialogun e udhëhequr nga Lajçak

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 20:14
Annalena Baerbock

Shefja e diplomacisë gjermane Annalena Baerbock ka reaguar ndaj deklarimeve luftënxitëse të Beogradit zyrtar për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm.

Kështu janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Miroslav Lajçak”, ka shkruar diplomatja gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat