Raportohet për një tjetër shpërthim në veri të Mitrovicës

Aktuale

Raportohet për një tjetër shpërthim në veri të Mitrovicës

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 00:20
Ilustrim

Mediat shkruajnë për një shpërthim të fuqishëm që është dëgjuar të dielën, 11 dhjetor 2022, në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të vendit.

Policia e Kosovës ende nuk ka informacion për rastin.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:00 afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Në afërsi të kësaj shkolle, është hedhur një mjet piro-teknik.

Njësitet e EULEX-it po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike, derisa te udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Aktualisht, rruga drejt Jarinjës, në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut, janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat