Chollet sot vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

Aktuale

Chollet sot vjen në Kosovë, do të takojë liderët e Kosovës

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 06:50
Derek Chollet

Në kohën kur veriu po përballet me situatë të tensionuar nga grupet kriminale serbe, në Kosovë vjen zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Derek Chollet.

Ai sot do të takojë liderët e Kosovës, në kuadër të kësaj vizite në rajon që ka për qëllim përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Kjo vizitë po ashtu ka të bëjë me bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat