Deputeti i VV-së: Agresioni i Serbisë dhe dy skenarët e Vuçiqit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Agresioni i Serbisë dhe dy skenarët e Vuçiqit

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 07:33
Barrikada e serbeve ne veri

Deputeti i VV-së, Jahja Koka ka përshkruar gjendje në veri.

Ai ka thënë se Serbia “vrastare e Ballkanit, e terrorit, përdhunimit dhe gjenocidit, kishte një imazh që arriti kulmin e urrejtjes në botën demokratike”.

“Mundësia e dytë do të shkaktojë përplasje fizike apo edhe gjakderdhje. Por do te ishte një strategji qe absolutisht do te shkonte ne deme Serbisë”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

VEPRIME FLAKE-NDEZESE TE SERBISE

AGONIA E GJENDJES NË VERI TË KOSOVËS

NYJA APO VEGEZA E ZGJIDHJES SË MARRËDHËNIEVE ME SERBINË

Që nga paslufta, kur ushtarët francezë ishin vendosur në veri, u vu një kurth apo “bombë” për të mos çliruar Kosovën nga presionet agresive të Sërbise.

Serbia vrastare e Ballkanit, e terrorit, përdhunimit dhe gjenocidit, kishte një imazh që arriti kulmin e urrejtjes në botën demokratike. Por pas dy dekadash, ky kujtim dhe emocion u zbeh. Graualisht agresori u dhurua me viza, u shnedrua ne shtet te admiruar nga bota ndërkombëtare. Kure Kosova u degradua ne vrime etezezë…..me dinamike degraduese.

Strategjia e “bisedave dhe negociatave” të pafundme krijoi këtë realitet kobëshem për Kosoven.

RECIPROCITETI, NDALIMI I ZGJEDHJEVE, TARGAT

Dy dekadat e fundit u shpenzuan duke zbatuar strategjinë serbe të zvaristjes së negociatave dhe bisedimeve, për të arritur qellimet e Sërbise, në mënyrën e përshkruar.

“Nuk ka probleme në Kosovë, populli im ne kete pjesë e Serbisë, është i qetë, me frymë demokratike dhe me lëvizje paqësore”, thoshte Millosheviq, para se të palasonte grushtin e gjenocidit, para dalejs se UCK-se ne skene , kur edhe u gjenerua termet politik.

Reciprociteti, ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe targat, gjeneruan termat aktual dhe prishen në “stabilitetin” qe zgjati për dy dekada në mënyrën e përshkruar.

Strategjite e reja kosovare politike jane “bomba” që thyejnë “strategjinë e stabilitetit”, status quo-në e pakufishme. Ishin 3 aksione ne vijim, që jo vetëm që jo vetem ngritën në këmbë liderët europianë, por edhe miqtë tanë amerikanë po angazhohen energjikisht. Në këtë mënyrë pritet fundi i agonisë së status quo-së dhe u arritja e finales e dëshiruar.

FORMIMI I INSTITUCIONEVE PARALELE APO AGRESIONI SERB ME SHRTIRJEN ADMINSTRATIVE TE SERBISE NE KOSSOVE

Kur u prish strategjia e Sebisës dhe Vuçiqit për “qetësinë” e stusquos, ata kanë përgatitur dy skenarë që shihen ne nen titullin e mesiperm.

Braktisja nga ana e serbëve të Vuçiqit nga institucionet kosovare, qe po ndodhe do të përfundojë në dy mundësi:

a) Formimi i institucioneve paralele, që realizon Zajednicën famekeqe , apo

b) Shtrirja e institucioneve shtetërore serbe brenda territorit të Kosovos, të shoqëruar nga banditët serbë të Kosoves dhe veprimet kriminale bllokuese te tyre..

Për ne, mundësia e parë do të ishte më perfide dhe më shumë telashe për Kosoven.

Nderkaq, mundësia e dytë do të shkaktojë përplasje fizike apo edhe gjakderdhje. Por do te ishte një strategji qe absolutisht do te shkonte ne deme Serbisë.

Çfarëdo që të ndodhë, strategjite dhe veprimet e Serbise si reakcion ndaj staregjive tona te mencura,

.po shkaktojne tërmet politik në Kosovë. Termet, i cili ndoshta do të shoqërohet nga një vullkan ose një flakë lokale, por do të përfundojë me stabilizimin përfundimtar apo zgjidhje përfundimtare, ku ne nje apo tjeter forme,mbledhje shume paleshe apo pake paleshe, Amerika do ta vendoste vulen finale.

Ata që thonë se strategjitë tona aktuale po i pengojnë negociatat “serioze”, më duhet të them se këto i kemi pasur në 20 vitet e fundit, nuk është mirë që ti kemi edhe për dy e më shumë dekadat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat