Von Cramon: Pres largimin e barrikadave në veri, sulmet ndaj EULEX-it dhe deklarimet për ushtrinë serbe janë të papranueshme

Aktuale

Von Cramon: Pres largimin e barrikadave në veri, sulmet ndaj EULEX-it dhe deklarimet për ushtrinë serbe janë të papranueshme

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:14
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve dhe sulmet ndaj EULEX-it, janë krejtësisht të papranueshme.

Von Cramon ka theksuar se rivendosja e paqes në veri, duhet të jetë prioritet.

“Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serb, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Von Cramon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat