Dezinformimi për veriun, Abdyli: Ka ardh koha të ndahet shapi nga sheqeri, a do jemi me Kosovën a me hegjemoninë serbe

Aktuale

Dezinformimi për veriun, Abdyli: Ka ardh koha të ndahet shapi nga sheqeri, a do jemi me Kosovën a me hegjemoninë serbe

Nga: A.SH Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 15:34
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli, ka bërë thirrje që media ttë kenë kujdes gjatë raportimit për ngjarjen në veri.

Ai ka shprehur frikën e tij, duke thënë se Serbia “ka për ta na mundur me propagandë e dezinformim kryesisht falë shqiptarëve të shitur që po iu ipet hapesirë mediatike ne TV e portale tona, me financime të dyshimta”.

Shkrimi në Facebook:

Ukraina ishte superiore në luftën mediatike, për shkak të atdhedashurisë e pjekurisë së shoqërisë së tyre.

Kosova edhe pse me tërë argumentet në anën e saj, kam frikë që Serbia ka për ta na mundur me propagandë e dezinformim kryesisht falë shqiptarëve të shitur që po iu ipet hapesirë mediatike ne TV e portale tona, me financime të dyshimta.

Sështë rastësi që sot i ke portalet Serbe përplot me deklarata të shqipfolësëve Kosovar, që po vjellin urrejtje për Vjosën e Albinin.

Sot mediat Serbe per plot rrena po vjellin vrerë e po thirrin për sulme ndaj vëllezërve tanë policë në veri.

Kështu po merr krahë propaganda si ajo viteve 90 përplot shpifje e urrejtje ndaj Kosovës, e po shperndahet edhe në Europë, që direkt edhe po e rrezikojnë sigurinë e qenjen tonë.

E kësaj propagande gebelsiane po i shërbejnë edhe deklaratat e urrejtësve të verbër e dështakëve politik Kosovar.

Në fund të krizës me siguri këta argatë të dreqit do të dekorohen me medalje Çubrilloviç, e mirënjohje e Sveti Savës.

Por do mallkohen përgjithmonë nga fëmijët e nipërit e tyre.

Do i mallkon çdo pikë gjaku i derdhur që 110 vite luftë me Serbi e që mund të derdhet në të ardhmen.

Ka ardh koha të ndahet shapi nga sheqeri.

A do jemi me Kosovën a me hegjemoninë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat