Ja çka tha Escobar pas takimit me dyer të mbyllura me Kurtin

Aktuale

Ja çka tha Escobar pas takimit me dyer të mbyllura me Kurtin

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 16:36 Përditësuar në ora: 18:26 më 12.12.2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendës ndihmës sekretari për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar

Eskobar përfundon takimin me Kurtin, nuk komenton situatën në veri

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në ora 16:30, është takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Escobar në këto takime është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Pas daljes nga takimet Eskobar, në një deklaratë të shkurtër për media, ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë.

I pyetur për situatën në veri të Kosovës, Eskobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

------------------------

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim zëvendës ndihmës sekretarin për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar.

Ky takim po zhvillohet brenda hapësirave të Qeverisë së Kosovës , njofton Klan Kosova.

Para se të takohet me Albin Kurtin, Gabriel Escobar e ka zhvilluar një takim edhe me Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Kujtojmë se këto vizita zhvillohen në një kohë kur veriu i Kosovës gjendet i tensionuar.

Grupet kriminale në katër komunat veriore me shumicë serbe kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada dhe kanë ndërmarrë një mori aktivitetesh kundër autoriteteve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat