Konjufca e Pendarovski: Ballkani Perëndimor të integrohet sa më parë në BE

Aktuale

Konjufca e Pendarovski: Ballkani Perëndimor të integrohet sa më parë në BE

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 16:42
Foto nga vendngjarja

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në një takim të veçantë nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se në diskutimet përmbajtjesore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Bashkëbiseduesit konkluduan se marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, janë vlerë ë veçantë për të dyja vendet dhe kanë ndikim pozitiv në rrugën e përbashkët euro-integruese”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i konsideroi vizitat e ndërsjella mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve dhe për të konkretizuar më tej ato në segmente të veçanta.

Kryetari Konjufca dhe presidenti Pendarovski ndanë pikëpamje të njëjta se i gjithë Ballkani Perëndimor, duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajonin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat