“Vuçiq dhe Vulin akterët kryesor për tensionet në veri”

Aktuale

“Vuçiq dhe Vulin akterët kryesor për tensionet në veri”

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 18:27
Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin

Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin, janë dy figurat kryesore të shtetit të Serbisë, të cilët qëllimisht janë duke shkaktuar tensione në veri.

I këtij mendimi është eksperti i sigurisë, Drizan Shala, tha se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës, janë produkt i tyre.

Shala theksoi, se heqja e barrikadave është në dorën e atyre që i kanë vendosur, duke lënën të nënkuptohet se ato mund të hiqen vetëm me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Vuciq është adresanti kryesor, aty duhet të jepet faktura kryesore për veprim apo mosveprim. Edhe KFOR-i u ka thënë Listës Serbe, se barrikadat duhet të largohen nga ata të cilët i kanë vendosur, kanë afat 48 orë, 24 kanë kaluar”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se ndikim të madh tek serbët në veri të Kosovës, ka Aleksandër Vulin, shef i Sëhrbimit Informativ të Serbisë.

Ai sipas Shalës, është protagonsiti kryesor i nxitjes ndëretnike në atë pjesë.

“Ai që po e kryn në aspektin operativ komplet këtë skenë të pengimit të strukturave të Kosovës, për shtrirjen e autoritetit në pjesën veriore, është Aleksandër Vulin, i cili defakto kemi elemente të shërbimit informativ të Serbisë, i cili në disa mandate ka qenë protagonisti kryesor i nxitjes”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat