O’Brien: Duhet ndërhyrje serioze nga ShBA-ja në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

O’Brien: Duhet ndërhyrje serioze nga ShBA-ja në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:09
Robert O’Brien

Robert O’Brien, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi se nevojitet ndërhyrja serioze e SHBA-së për të rikthyer procesin e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në rrugën e duhur.

“Kur ish i dërguari i posaçëm të Presidentit për negociatat Serbi-Kosovë, ambasadori Riçard Grenell, flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta kenë parasysh. Duhet një ndërhyrje serioze nga SHBA për të rikthyer këtë proces paqeje në rrugën e duhur,” tha O’Brien në Twitter.

Ish-i dërguari i posaçëm të Presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Riçard Grenell, u bëri thirrje evropianëve që të “ndryshojnë strategjinë e tyre për Kosovën dhe Serbinë”, sepse sipas tij, ata vetëm po i përkeqësojnë gjërat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat