Ministri Murati flet për vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Ministri Murati flet për vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:20
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në mbledhjen e 112-të të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 5.4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka theksuar se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

“5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se ka miratuar ndarjen buxhetore në kuadër të Pakos së Përballje me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje.

Sipas qeverisë, një pjesë e këtyre mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 eurosh.

Ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

“Bëhet fjalë për masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik dhe studenteve që nuk kanë marrë shtesat”, ka vijuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat