Krasniqi: Serbia e ka shndërruar ish-policin Dejan Pantiq në viktimë dhe hero

Aktuale

Krasniqi: Serbia e ka shndërruar ish-policin Dejan Pantiq në viktimë dhe hero

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 16:44
Milazim Krasniqi

Analisti i Milazim Krasniqi ka kritikuar Serbia për propagandën që po e zhvillon për ish-policin e arrestuar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përmes propagandës Serbia e ka shndërruar ish policin Dejan Pantiq në viktimë dhe hero.

“Serbia e ka shndërruar ish policin Dejan Pantiq në viktimë dhe hero, sipas skemës së vjetër naziste. Po thonë se qeveria e Kosovës nuk po ia lejon as ilaçet. Me emrin e tij i kanë lidhur edhe barrikadat. Po kërkojnë lirimin e tij si parakusht. Nga sa po shihet, qeveria jonë nuk po demanton këto akuza. 

Duhet të koncentrohet më shumë në këtë luftë propagandistike. Ndërsa në praktikë, nuk e di a ia vlen të mbahet peng shteti ynë për këso incidentesh? (Pyetja është për njerëzit normalë, jo për psikopatët që shfryjnë çmendurinë e tyre në rrjete sociale. Ata nuk e dinë as çka është shteti. Ata kujtojnë që shteti është Albini.)”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat