Mushkolaj i ashpër: Nuk negociohet me kriminelë

Aktuale

Mushkolaj i ashpër: Nuk negociohet me kriminelë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 21:51
Analisti, Imer Mushkolaj

Analisti, Imer Mushkolaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth kërkesës të vazhdueshme të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës për dialog.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të dialogoj pa u larguar bllokadat në veri të vendit.

“Grupe kriminale serbe vendosin barrikada në veri – Kosovës i kërkohet dialog për heqjen e tyre. Mbase edhe kushtëzohet. Por, me kë të bëjë dialog? Me grupet paramilitare? Me Beogradin? Për çfarë të dialogojë? Për lirimin e një ish-polici të dyshuar për sulm terrorist? Dialogu nuk duhet të vazhdojë pa u hequr barrikadat. Nuk negociohet me kriminelë”, mendon Mushkolaj.

Kujtojmë që ka përfunduar takimi i emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Situata në veri dhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ishin disa prej temave që duket se janë diskutuar në këtë takim.

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar, pas takimit deklaroi para gazetarëve, se e ka bërë shumë të qartë që duhet të fillojnë bisedimet për zbatimin e Asociacionit, derisa shtoi se pret një zgjidhje për krizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat