Deputeti i PD-së për tensionet në Kosovë: Lidhja Rama-Vuçiç dhe ideja për shkëmbim territoresh janë gabimet e politikës shqiptare

Aktuale

Deputeti i PD-së për tensionet në Kosovë: Lidhja Rama-Vuçiç dhe ideja për shkëmbim territoresh janë gabimet e politikës shqiptare

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 22:37
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, është shprehur se tensionet në Kosovë do të mbeten vetëm në kuadrin e provokimeve.

Përmes një lidhjeje me emisionin “Open” në News 24, Shehu tha se nuk beson që NATO do të lejojë që situata të agravojë më tej.

Shehu ka deklaruar gjithashtu se përgjegjës për krijimin e tensioneve në veri të Kosovës është Serbia e mbështetur nga Rusia.

Për të, futja e ushtarëve serbë në Kosovë, të cilën e kanë paralajmëruar udhëheqësit serbë, do të ishte nisja e një lufte dhe e një gjakderdhje të re.

“Fatmirësisht gjërat nuk po shkojnë mirë në Ukrainë ndërkohë pasi një vatër e re konfliktesh në rajon do të kishte nisur edhe më parë.

Tentohet të tregohet se problemi është në Kosovë, ko problemi është në Serbi. Serbi që ka një afrimitet të madh me Rusinë dhe kjo do të zgjasë, mbase pas disa dekadash do të behet por tani është dhe ky është problemi, nuk është problem targat.

Politika shqiptare ka bërë gabime, siç ishte diskutimi për shkëmbim territoresh që i shkonte për shkak Vuçiçit. Është marrëdhënia e Ramës me Vuçiçin gjithashtu. Vuçiçi dhe Serbia mendoj se do të ngelë në nivel provokacionesh dhe të krijojë një imazh në psikologjinë megaloserbe, që po luftoj për Kosovën dhe Serbinë e madhe.

Do ketë provokacione por nuk besoj se NATO dhe aleatët do të lejojnë.

Futja e ushtarëve në Kosovë do të ishte nisja e një lufte dhe e një gjakderdhje të re në rajon.”, ka deklaruar zoti Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat