Bytyçi reagon ashpër dhe nxjerr dy mesazhet e Ramës për Beogradin me deklaratën për Kosovën

Aktuale

Bytyçi reagon ashpër dhe nxjerr dy mesazhet e Ramës për Beogradin me deklaratën për Kosovën

Nga: A.ZH Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka nxjerr dy mesazhet nga deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, kur u pyet nëse Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me forca policore për shkak të situatës në veri.

Sipas Bytyçit, Rama me deklaratën që “Kosova si një shtet sovran, duhet të ketë forca policore në territorin e saj”, i ka dërguar mesazh Beogradit se “bëni çka të doni me Kosovën, ne nuk ndërhyjmë”, përcjell Bota sot.

Mesazhi tjetër, siç ka thënë profesori lidhet me teorinë që e mbron Beogradi, se statusi i Kosovës “ende nuk është i definuar”.

Reagimi i plotë i Bytyçit në Facebook:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i pyetur nëse Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën me forca policore për shkak të situatës në veri, tha:

"Për çfarë arsye duhet ta ndihmojë Shqipëria me forca policore dhe për çfarë arsye Kosova që është një shtet sovran duhet të ketë forca policore në territorin e saj, që është territor integritetin e të cilit e mbron një bashkësi e tërë ndërkombëtare."

Përgjigjja më e moderuar nga pozitat e një kryeministri të Shqipërisë do të ishte:

"Ne urojmë dhe besojmë që Kosova të ruajë qetësinë, paqen, shtetësinë dhe integritetin territorial. Në rastin e fundit nuk mendoj se kishte nevojë për një gjë të tillë. Por nëse Kosova ka nevojë dhe na kërkon ndihmë, Shqipëria është e gatshme të vihet me të gjitha resurset e saj në mbështetje të së drejtës që ajo mbron"!

Po çfarë ka në mendje Rama me deklaratën e tij? Cili është mesazhi i asaj që thotë?

Mesazhi shkon për Beogradin. "Bëni çfarë të doni ju me Kosovën, sepse Shqipëria nuk ka ndërmend të implikohet në mbrojtje të saj". Mesazhi tjetër është ky: "Derisa Kosovën e mbron bashkësia ndërkombëtare, atëherë statusi i saj ende nuk është i definuar" D.m.th e njëjta teori, të cilën e mbron hapur Beogradi!

Por të dy këto mesazhe ai i maskon me thënien se "Kosova është një vend sovran dhe ka policinë e saj"! Fanatiket e Ramës do të kacafyten me mendimet e mia, duke veçuar këtë fjali të Ramës. Në fakt djalli fshihet në pjesët e tjera të asaj që deklaroi kryeministri i Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat