​Daut Haradinaj përkujton Mujë Krasniqin me shokë: Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë

Aktuale

​Daut Haradinaj përkujton Mujë Krasniqin me shokë: Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
​Daut Haradinaj përkujton Mujë Krasniqin me shokë

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Gjenerali i Zonës Operative të Dukagjinit Daut Haradinaj, duke kujtuar bashkëluftëtarët e tij dhe tha se lavdia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve tjerë, do të jehojë ndër breza te kombi ynë.

“Lavdia e Mujës dhe bashkëluftëtarëve të tij, do jehojë ndër breza tek kombi ynë. Ju ishit lajmëtar i lirisë, sot jeni themeli i shtetit tonë. Gjithmonë në kujtesën tonë: Mujë Krasniqi, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Ilir Asllani, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Rifat Mziu, Maliq Karaçica, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Veli Ballazhi, Xheladin Xheladini, Hazir Kryeziu, Qenë Qenaj, Xhevat Thaçi dhe Avni Kutllovci. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat