PSD-ja me aksion para qeverisë: Tension për Asociacion

Aktuale

PSD-ja me aksion para qeverisë: Tension për Asociacion

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 14:59
Foto nga vendngjarja

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para qeverisë së vendit.

“Tension për Asociacion”, ka qenë motoja e këtij aksioni të PSD-së.

Tensioni deri në situatë të jashtëzakonshme është racionalja e re e dialogut. Është mënyra e re e koncesioneve. Kur kompromisi bëhet nën tension nuk flitet më për lëshimet, por për rrezikun që i shpëtuam”.

“Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetem me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionin. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator per Asociacionin”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat