Shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, i demanton propagandat e Gjuriqit

Aktuale

Shefi i Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, i demanton propagandat e Gjuriqit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:25
Marko Gjuriq

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjgijur, ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, në lidhje me pretendimet e tij se shteti i Kosovës në mënyrë të paligjshme i ka zëvendësuar asamblistët serbë të cilët kanë dhënë dorëheqje.

Vela ka shkruar se një gjë e tillë është bërë në përputhje me ligjet e Kosovës, teksa shtoi se njëjtë është vepruar edhe kur deputetët e Listës Serbe kur kishin dhënë dorëheqje.

Ata ishin zëvendësuar me deputetë të tjerë të kësaj Liste.

“Alarm për lajm të rremë: Në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës, anëtarët e rinj të kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut zëvendësuan ata që dhanë dorëheqje me udhëzim nga Serbia. I njëjti proces demokratik ishte në Kuvendin e Kosovës kur deputetët e Listës Serbe u zëvendësuan me kandidatët e LS-së”, ka shkruar Vela.

Gjuriq kishte thënë se me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për zëvendësimin e anëtarëve komunalë, ka vdekur edhe marrëveshja e Brukselit.

“Sot, në të vetmin qytet të mbetur me shumicë serbe të Mitrovicës së Veriut, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Kurti zëvendësoi përfaqësuesit e Këshillit të Qytetit Serb të Kosovës të zgjedhur në mënyrë demokratike me ata shqiptarë të Kosovës. R.I.P, Marrëveshja e Brukselit. Mirëmëngjesi, aparteid”, ka shkruar ai.

Të mërkurën e 14 dhjetorit, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut është bërë betimi i asamblistëve të rinj.

Kjo ceremoni e betimit të tyre vjen si zëvendësim i asamblistëve pas dorëheqjes së asamblistëve nga Lista Serbe më 5 nëntor.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku ka thënë se këtë mbledhje e kanë mbajtur për të treguar normalitet dhe ka bërë të ditur se janë certifikuar 15 asamblistë të cilët kanë bërë betimin si zëvendësim për ata që kanë dhënë dorëheqje dhe se Nexhat Ugljanin është caktuar kryesuesi i Kuvendit Komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat