Zbulohet superskandali: Hashim Thaçi pranoi ndarjen e Kosovës, me kusht mbylljen e gjykatës speciale, e konfirmon Grenell!

Aktuale

Zbulohet superskandali: Hashim Thaçi pranoi ndarjen e Kosovës, me kusht mbylljen e gjykatës speciale, e konfirmon Grenell!

Nga: Idriz Morina Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:13
Jack Smith, prokurori që e shpëtoi Kosovën nga ndarja. A do ta arrestojë edhe ish-presidentin Tramp!?

Një deklaratë provokues e bërë nga Josep Borell, shef i politikës së Jashtme të BE-së, ka nxitur një reagim zinxhiror.

Si gjithmonë në shpërthime emocionale, përveç se shfaqen ‘perla retorike, padashtas, siç thotë populli, aty ku dhemb dhëmbi shkon gjuha!

Konfirmohet rrjeti për ndarjen e Kosovës dhe shuarjen e gjykatës speciale

Kosova do të ndahej me Serbinë, në këmbim të shuarjes së Gjykatës speciale!

Këtë qëllim e pata zbuluar, me rastin e Demarkacionit me Malin e Zi, i cili do t’i paraprinte, ndryshimit të kufijve me Serbinë, në mënyrë, që demarkacioni të shërbente si eklipsim, i mënyrës së mbylljes së çështjes së bisedimeve me Serbinë.

Image
Riçard Grenell i dërguari i Trampit për bisedimet Kosovë-Serbi

Pra, zbulohen edhe sekrete të mëdha, dhe madje pa u munduar për hetime të shumëfishta! Por, në fakt një hetim i madh në SHBA është duke ndodhur.

Në aspektin retorik, doli fjala e të shumëpërvuajturës së politikës thaçiste, Vlora Çitakut.

Sapo u publikua lajmi për deklaratën e Borellit, ku lavdërohej se ishte BE-ja, përkatësisht EULEX-i, që e kishte arrestuar Thaçin, në detyrën e tij si president, ajo iu hakërrua: “Thaçi nuk është arrestuar, por është dorëzuar”!

Paramendojeni, kanë kaluar dy vite, që Thaçi pas arrestimit ndodhet në paraburgim, dhe ajo ende se beson, të cilës, thjesht, i ngjan si një ‘dorëzim’! Por, Thaçi vazhdon të qëndrojë në Hagë, duke pritur të gjykohet.

“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Këtu dua ta përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të cilat ish-presidenti i Kosovës është tani duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar (në Hagë në Holandë, ai ka thënë gabimisht në Amsterdam) për t’u përballur me drejtësinë”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel.

Vula e superskandalit

Por, ajo që më në fund e vërteton superskandalin, është deklarata e bërë nga Richard Grenell, ish i dërguari i presidentit Tramp për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenelli me këtë rast nuk e ka përmendur, opsionin e ndarjes së Kosovës, por kjo çështje ishte promovuar në vazhdimësi, me vite nga presidenti i asaj kohe, Hashim Thaçi, deri në javët e fundit të qëndrimit të tij në atë post, kur u detyrua për shkak të arrestimit, të nënshkruajë aktin formal të dorëheqjes! Vetëm pak minuta më vonë, ai dha një konferencë shtypi, para se të prangosje, për t’u dërguar në Hagë, më 5 nëntor 2020.

Grenelli mundohet ta shfrytëzojë deklaratën e Borellit për të goditur vendimin e Xhek Smith, ish-kryeprokurorit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, i cili po e heton veprimtarinë e Trampit, dhe dyshimet, që e lidhin atë me Rusinë.

Sipas Grenellit, është skandal që prokurori Smith e arrestoi Thaçin, sipas tij, pasi Thaçi po negocionte për një “marrëveshje të madhe”, e cila do të kishte efekt edhe ndaj gjykatës speciale, pra do të shuhej ajo.

“Veprimet e Jack Smith, për të paditur dhe burgosur me një akuzë 20-vjeçare, thjesht sepse Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së qetë të Jack-it është një skandal. Ju nuk mund ta quani veten gazetar dhe të injoroni sjelljen imorale të Jack për përfitime personale”, ka shkruar sot, Grenell.

Ish-ambasadori i deleguar i Trampit në Berlin, Grenell, i njohur për miqësinë e tij të deklaruar me serbët, e quan prokurorin Smith të ndikuar politikisht, sepse sipas tij, ai e paditi Thaçin, në mënyrë që ta ndalonte mbylljen e gjykatës speciale.

Image
Hashim Thaçi i arrestuar nga Xhek Smith

“Jack Smith – djaloshi i emëruar Biden për të ndjekur penalisht Trump. Jack Smith veproi për të paditur Thaçin vetëm pasi ai u informua nga DD-ja e SHBA-së se unë negociova një marrëveshje për t’i dhënë fund Tribunalit të zgjatur 20-vjeçar”, shkruan Grenell.

Grenelli qartazi e përdor retorikën për akuza politike, por nuk e shmang dot, se prokurori Smith, ishte informuar nga Ministria e Drejtësisë (DD, Departamenti Drejtësisë) e SHBA-ve, se Grenelli po negocionte marrëveshjen për mbylljen e gjykatës speciale.

Image

Grenell tha se udhëheqësit evropian ishin të etur që ta ndalnin ish-presidentin Donalt Trump të merrte një mandat të dytë dhe vepruan politikisht edhe në arrestimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Udhëheqësit evropianë duhet të përballen me realitetin – ata ishin shumë të etur për të ndaluar Trump, kështu që e lanë Hagën të shkojë politikisht”, ka shkruar Grenell në Tvitter. 

Pra,

Rezultati është:

Grenelli po negocionte fshehurazi për mbylljen e gjykatës speciale,

Thaçi po negocionte ndarjen e Kosovës.

Pra, ndarja e Kosovës ishte e barabartë me mbylljen e gjykatës speciale:

Ndarja e Kosovës = Mbyllje gjykatës speciale!

Prandaj, e kisha argumentuar edhe atëherë, se Thaçi gjeti mbështetje të madhe tek shumë parti, duke i motivuar me gjetjen e mosgjykimit për qindra vrasje politike.

Nga kjo, perspektivë e argumentimit tim, kur e akuzoja LDK-në, se ishte bërë palë me Thaçin dhe të tjerët, për ta ndarë Kosovën dhe për ta mbyllur gjykatën speciale, u konfirmua katërçipërisht!

Këtë lloj argumentimi e kemi bërë në disa dhjetëra shkrime, gjatë kohës kur zhvilloheshin negociatat, dhe kur ndodhi padia, dhe më pas arrestimi.

Pra, ajo kryesi e LDK-së në krye me Isa Mustafa, kishte vendosur për faljen e të gjitha vrasjeve politike, në emër të të cilave bënte fushatë në zgjedhje!

Prokurori Jack Smith tashmë disa javë e ka filluar një detyrë të re në SHBA, duke u bërë udhëheqës i hetimeve ndaj veprimtarive të dyshimta të ish presidentit Donald Trump, nëse ishte i përfshirë ai në trazirat e përgjakshme të 6 janarit 2021 në Kapitol Hill, të cilat shkaktuan vrasjen e gjashtë vetave. Po ashtu hetimi i Smitth përfshin dyshimet nëse kishte keqpërdorim nga Trump të dokumenteve të klasifikuara, që u dërguan në shtëpinë e tij dhe klubin privat në Florida.

Po ashtu, ky hetim përfshin edhe përpjekjet ruse për ndikimin e zgjedhjeve në SHBA dhe të ndikimit të mëpastajmë.

Në media në SHBA në të shkuarën ka pasur dyshime edhe për veprime të dyshimta të Trampit, por është përmendur edhe emri i Grenellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat