Çitaku: Aplikimi i Kosovës në BE ka vlerë vetëm nëse është koordinuar me aleatët tanë

Aktuale

Çitaku: Aplikimi i Kosovës në BE ka vlerë vetëm nëse është koordinuar me aleatët tanë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:32
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se partia që ajo përfaqëson “e mbështetë çdo hap dhe iniciativë që e përafron Kosovën me familjen evropiane”.

Por ka theksuar ajo se “Aplikimi i sotëm i Kosovës për anëtarësim në BE, si hap procedural, ka vlerë vetëm nëse është koordinuar paraprakisht me aleatët tanë”.

Përndryshe sipas saj ky aplikim mbetet “vetëm një aplikacion më shumë në sirtarët e mekanizmave të BE-së”.

Çitaku është shprehur se PDK nuk është opozitë rrënuese, dhe se ajo dallon nga LVV, për arsye se sipas saj në të kaluarën ajo nuk e kishte votuar MSA-në.

Anëtarësimi në BE, sipas Çitakut është aspiratë kombëtare dhe se nuk duhet të reduktohet në ceremoni të fotove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat