Kelmendi: Sa ma larg që i ka duart politika nga biznesi, biznesi ec me mirë

Aktuale

Kelmendi: Sa ma larg që i ka duart politika nga biznesi, biznesi ec me mirë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 21:21
Ramiz Kelmendi

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur për  raportin ndemjet biznesit dhe politikës në Republikën e Kosovës, ku ka thënë se “sa ma larg që i ka duart politika nga biznesi, biznesi ec me mirë”.

Sipas Kelmendit Qeveria Kurti II, nuk është  duke i ndihmuar bizneset të cilat kanë nevojë për ndihme nga Qeveria e Kosovës.

“Bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës  me institucione ekonomike nuk ekziston fare. Prandaj nga kjo del se qeveria nuk po ka nevoje fare te informohet për kërkesat bizneseve po as që po informohet për qëllimet e bizneseve të reja”, ka thënë  Kelmendi.

Më tej ai ka thënë se bizneseve të madha i duhet vetëm legjislacioni ndërsa atyre të voglave edhe ndihma shtetit.

“unë nuk po kërkojë që të më subvencionohen punëtorët por djali im kërkon që të mos këtë doganë për material, deri sa ne paguajmë dogana për materiale shtetet tjera, i lirojnë, të ne paguan akcizë ndërsa shtet tjera nuk e kanë akcizën”, ka theksuar ai.

Sipas tij me këto politika fiskale nuk mund të zhvillohet prodhimi  në Kosovë.

“Ne e kemi një gjenerata të re të cilët sapo ta përfundojnë studimet, ata nuk kanë mjete inventivë dhe  pa mjete inventivë nuk ka zhvillim”, ka shtuar Kelmendi.

Tutje ai ka thënë se të rinjtë nuk kanë nevojë për skema sociale por për garantimin e fondit për kredi i cili sipas Kelmendit do të ndikonte në investime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat