Deputeti paralajmëron veprime në veri të vendit

Aktuale

Deputeti paralajmëron veprime në veri të vendit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:02
Barrikadat në veri

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca ka thënë se në bazë të asaj çka di ai, pritet që shumë shpejt të ketë veprime në veri të vendit.

Këto deklarime anëtari i legjislativit kosovar tha duke thënë se Qeveria e Kosovës po bashkëpunon ngushtë me trupat e KFOR-it.

“Ka një punë që po bëhet nga Qeveria e Kosovës bashkë me trupat e KFOR-it dhe padyshim që, prej asaj ç’ka di un, pritet që së shpejti të ketë veprime atje”, ka thënë Gjyshinca gjersa ka theksuar se “Barikadat nuk do të normalizohen”.

Veç kësaj, ai lavdëroi qeverinë, duke thënë se i gjithë presioni që po i bëhet Serbisë është për shkak të lëvizjeve të zgjuara e taktike të ekzekutivit.

“Është ekspozuar në mënyrë të jashtëzakonshme Serbia, ditëve të fundit. Dhe po e shihni kritikën, presionin që po bie nga BE-ja dhe SHBA-të… unë mendoj që kjo ka qenë nga vendimet taktike dhe të duhura të kësaj qeverie”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat