“Një luftë të re të cilën po e provokon Vuqiqi dhe Putini në rajon, nuk do të lejohet nga bota demokratike”

Aktuale

“Një luftë të re të cilën po e provokon Vuqiqi dhe Putini në rajon, nuk do të lejohet nga bota demokratike”

Nga: A.SH Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:37
Bllokada në veri

Tensionet në veri po vazhdojnë ende. Atje po veprojnë bandant kriminale të udhëhequra nga Aleksander Vuçiq.

Analisti Skënder Mulliqi, ka thënë se Serbisë duhet treguar forcën si dikur Milleshoviqit.

Sipas tij, paqja në rajon nuk mund të ndërtohet me një ultranacionalist të Sheshelit në pushtet, siç është Aleksandar Vuqiqi.

“Faqezitë serb katër herë deri më sot ia kanë zgjeruar territoret në kurriz të popujve jo sllavë, e më së shumti i kanë zgjeruar në kurriz të shqiptarëve”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

A ndërtohet paqja në rajon me një ultranacionalist të Sheshelit në pushtet, siç është Aleksandar Vuqiqi në Serbi, me të cilin shumë po merremi gati të gjithë, e që në kushte të tjera asnjë shqiptarë nuk dëshiron për t’ia dëgjuar emrin, këtij krimineli serbomadh. Deklarata e tij e fundit është se “pranimi i Kosovës si shtet, nuk është opsion dhe as nuk do të vjen në shprehje kurrë”. Dhe, shtrohet pyetja logjike, se si si bota perëndimore po bisedon ende me Putinin e vogël të Ballkanit!

Serbisë të pareformuar, duhet treguar forcën, si dikur Millosheviqit. Së pari të vihen sanksione të rrepta ekonomike, e pastaj të shqyrtohet mundësia me përmbysë nga pushteti. Edhe kjo Serbi e Vuqiqit, duhet të kuptojë se kurrë më nuk do të këtë mundësi me pushtuar Kosovën. Duhet ta kuptojnë se në Ballkan janë më shumë shqiptarë se serb. Duhet të kuptojnë serbët se Kosova është tash shumë më fortë, se është e pavarur. Do të ishte vetëvrasje e shqiptarëve të pranojnë ndarjën e Kosovës. Faqezitë serb katër herë deri më sot ia kanë zgjeruar territoret në kurriz të popujve jo sllavë, e më së shumti i kanë zgjeruar në kurriz të shqiptarëve. Një gllabërim i ri i territoreve më të pasura jo vetëm në Kosovë, nuk do të lejohet.

Dhe, është mirë tek e fundit më e kuptuar të gjithë se punë e vogël është, a na pranojë Vuqiqi , shtetësinë e Kosovës. Kosova ka më shumë miq së kurrë më parë, dhe kjo është një vlerë tjetër e kombit tonë. E drejta jonë historike do të realizohet pa kompromise siç po kërkon Serbia, duke e futur në juridiksionin e saj veriun e Mitrovicës. Një luftë të re të cilën po e provokon Vuqiqi dhe Putini në rajon, nuk do të lejohet nga bota demokratike, dhe as NATO, të cilët edhe i bënë me dije Vuçiqin dhe Putinin, se janë të gatshëm në rast të eskalimit të situatës në veri, të reagojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat