Osmani: Nuk do të zmbrapsem as atëherë kur më sulmoni për pamjen time

Aktuale

Osmani: Nuk do të zmbrapsem as atëherë kur më sulmoni për pamjen time

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj vjetor në Kuvend ka folur edhe për sulmet rreth pamjes së saj dhe gjuhës seksiste.

Ajo tha se të tillat i dëgjon çdo ditë, por se “nuk do të zmbrapset”.

“Nuk do të zmbrapsem asnjëherë para akuzave sa të turpshme aq edhe qesharake që i dëgjojmë çdo ditë e të cilat dirigjohen nga interesat e klaneve anti-Kosovë. Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim, sepse të parët janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimit për dinjitetin e integritetin, të dashur qytetarë, sytë i mbaj përherë vetëm nga ju. Nuk do të zmbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecedentë e të tendencave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes, vetëm e vetëm pse në krye të saj është një grua.

Në Republikën tonë askush s’e ka të drejtën e assesi nuk do t’ia dalë – dhe për këtë iu siguroj – për të na heshtur apo frikësuar”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat