Kurti: Pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës nuk kanë pse të jenë pengesë drejt rrugëtimit në BE

Aktuale

Kurti: Pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës nuk kanë pse të jenë pengesë drejt rrugëtimit në BE

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 15:07
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media të mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë, tha 15 dhjetori është datë historike për Kosovën, dhe se janë bërë më shumë se 6 vite po zbaton marrëveshjen e stabilizim-asociimit, andaj me këtë aplikim zyrtar synohet që të përshpjetohet rrugëtimi drejt BE-së.

Kurti konsideron se Bashkimi Evropian është kontinenti që i takon Kosovës.

“Bashkimi Evropian është edhe fati ynë edhe qëllimi ynë”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë, Albin Kurti, në konferencën për media tha se pesë shtetet mosnjohëse, Spanja, Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumunia, nuk do të pengojnë në rrugëtimin e Kosovës drejtë Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se për anëtarësim në BE këto shtetet mosnjohëse i duhen Kosovës, por që ka kohë mjaftueshëm për t’i siguruar edhe ato, e këtë shteti ynë duhet ta bëjë sa më parë.

“Mosnjohja e 5 shteteve nga BE nuk do të na pengojë në rrugëtimin drejt BE. Për anëtarësim do të na duhen, por besoj që e kemi kohën e mjaftueshme për t’i siguruar ato, dhe këtë duhet t’a bëjmë sa më parë. BE nuk është i njëjti pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Të gjitha shtetet e kuptojnë që në një situatë të re është e nevojshme që të kemi anëtarësim të përshpjetuar, e kjo u tha në Samitin e Tiranës, ku u bë thirrje për anëtarësim për integrim të përshpejtuar”, tha Kurti në konferencën e mbajtur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë.

Vendet mosnjohëse nuk kanë pse të jenë skeptike për ta ndryshuar pozitivisht qëndrimit, siç thotë Kurti, duke parë zhvillimet në dy vitet e fundit në Kosovë, ndërsa përmend rritjen ekonomike dhe cilësinë e demokracisë.

“Besoj edhe këto pesë shtete mosnjohëse do të na ndihmojnë në rrugëtimin tone. Nuk mund të kthehemi prapa, duhet të ecim përpara, dhe përpara duhet të na presin edhe këto 5 shtete të cilët besoj që duke parë edhe zhvillimet në Kosovë dy vitet e fundit, edhe për rritjen ekonomike dhe cilësisë se demokracisë, nuk kanë pse të jenë skeptike për ta ndryshuar pozitivisht qëndrimin”, shtoi Kurti.

Në fund, Kryeministri Kurti tha se me të dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësm në BE, ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilirian Kukaj, ai i cili e uroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat