Abrashi: KFOR-i që disa ditë nuk i largoi barrikadat në veri, e sot si pasojë e bllokimit të rrugëve një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë

Aktuale

Abrashi: KFOR-i që disa ditë nuk i largoi barrikadat në veri, e sot si pasojë e bllokimit të rrugëve një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:35
Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka komentuar barrikadat në veri të Kosovës ku sipas tij KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave e u bën disa.

E kështu sipas deputetit të VV-së “Sot (enjte) si pasojë e bllokimit të rrugëve nacionale një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë vetëm pse nuk pati mundësi të marrë tretman mjekësor”.

Abrashi theksoi se Liria lëvizjes dhe e drejta për të marrë shërbimet shëndetësore janë të patjetërsueshme.

“KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë. Sot si pasojë e bllokimit të rrugëve nacionale një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë vetëm pse nuk pati mundësi të marrë tretman mjekësor. Liria lëvizjes dhe e drejta për të marrë shërbimet shëndetësore janë të patjetërsueshme”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat